Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së Infrastrukturës e cilësuan si “filem”.
Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se deputetet e VV-së me këto sulme “po mundohen edhe ne keto raste te manipulojn me analfabetet e vete, se gjoja dikushe po ja u ben me qellim”.
“Nxitja e urrejtjes ndaj organeve te drejtesis nga deputetet e regjimit aktual duhet te trajtohen nga prukuroria sipas ligjeve ne fuqi, dhe duhet te mirren masa kunder atyre, nese nuk ja vend ne burg per ata, e bejm 15 Dubraven”, shkroi Berisha ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“Filma” ka pasur edhe gjate qeverive te kaluara, mirpo asnje eksponent apo deputet nga mazhoranca e kohes nuk i ka sulmuar ne menyre perfide organet e ndjekjes se krimit.
Arrestimet e hajnave te regjimit nga policia nuk mbrohen duke sulmuar Prokururin Speciale, sepse ata po bejne punen e vete.
Me sulme te tilla, deputetet e regjimit po mundohen edhe ne keto raste te manipulojn me analfabetet e vete, se gjoja dikushe po ja u ben me qellim!
Nxitja e urrejtjes ndaj organeve te drejtesis nga deputetet e regjimit aktual duhet te trajtohen nga prukuroria sipas ligjeve ne fuqi, dhe duhet te mirren masa kunder atyre, nese nuk ja vend ne burg per ata, e bejm 15 Dubraven.
Hajni e ka vendin ne burg, kushdo qofte.
Zafa



Të tjera
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
39 vjeç, mosha kur partneri ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Mjekja e Jolies tregon si të mposhtet kanceri