Ilir Meta publikoi auto interviste nga burgu 313 pasi sic tha administrata e burgut nuk e lejoi te komunikoje me gazetaret dhe mediat.
Ish presidenti Meta thekson ndër të tjera se marrëveshjet dhe pagesat për lobimin bëheshin me vendim të kryesisë së LSI-së në atë kohë dhe jo prej tij, ndërsa zbulimin e kartës bankare te perdorur nga Monika Kryemadhi, nga SPAK, e cilëson si ngjarjen më shokuese të jetës së tij.
Menjëherë sapo unë fola me Z. Tedi Blushi, që ai të theksonte 7 qëndrimet e mia kryesore që rrëzonin kërkesën e SPAK-ut, në një konferencë shtypi, e cila atë mbasdite u censurua totalisht nga televizionet, iku edhe sinjali i komunikimit telefonik në burgun 313, për të vazhduar edhe gjithë ditën tjetër (blackout i vërtetë).
Besoj se arsyeja kryesore kishte të bënte me postimin tim, se në orën 11:00 të së nesërmes, do bëja një konferencë shtypi me gazetarët që kishin dëshirë të bënin pyetje përmes telefonit të Z. Blushi, që është i regjistruar zyrtarisht dhe nga telefoni i paraburgimit që normal përgjohet 24 orë.
Të tjera
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime
Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë