Task Forca e përbashkët mes Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës me barna gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetet e Gjilanit dhe Vitisë.
Sipas një komunikate zyrtare, gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatoreve janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.
Autoritetet dyshojnë se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke shmangur procedurat zyrtare të importit dhe detyrimet doganore.
“Vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro. Dogana e Kosovës ka nisur tashmë procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit afarist dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.
Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve.
Të tjera
Lookman pranë rikthimit në ekipin e Atalantës me një kusht të fundit
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord