Policia me plan operativ për balotazhin e 9 nëntorit

Zbulohen uniforma ushtarake serbe dhe predha në veri të vendit

Policia e Kosovës ka zbuluar uniforma ushtarake me emblema të forcave serbe dhe predha anti-tank në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jarinje të Poshtme në Mitrovicë të Veriut.

Siç bëjnë të ditur organet e rendit, në vendin e ngjarjes nuk është hasur ndonjë i dyshuar apo dëshmitar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

“Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.