Zbulohet e vërteta pas videos së Emanuel Macronit me “qesen e bardhë” në tren

Zbulohet e vërteta pas videos së Emanuel Macronit me “qesen e bardhë” në tren

Macron po takohej me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me Friedrich Merz të Gjermanisë, gjatë rrugës për në Ukrainë gjatë fundjavës, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, nuk është përmbajtja e diskutimit të tyre politik ajo që duket se i interesonte kujtdo – ishte ajo që Merz dhe Macron duket se fshehën pak çaste para se të bëheshin fotot zyrtare.

Sipas përdoruesve, Macron shpejt heq atë që duket si një “qese e bardhë”, ndërsa Merz fsheh një “pipëz”.

Megjithatë, “dyshimet” u hodhën poshtë shumë shpejt nga të gjithë ata që kanë sy të mprehtë, pasi njëri tha se ishte një “pecetë e ndyrë që ai po e heq para se të bëhet një foto”.

Media të shumta kanë publikuar imazhe me cilësi të lartë, të takimit, të cilat gjithashtu tregojnë qartë një pecetë që po largohej nga Macron.