Policia e Kosovës është marrë sot me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, i cili në mes të sheshit ka sulmuar një bashkatdhetar nga Gjermania. Zemaj nuk ka qenë i qasshëm, por përmes rrjetit social Facebook ka nënvizuar se kjo do t’i shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë.
Bashkatdhetari Nuha Osmani ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur rasti, ndërkohë që kërkon që deputetët që sillen me arrogancë si Zemaj, fyejnë qytetarët dhe duhet të japin dorëheqje nga posti i deputetit e të mos merren fare me politikë.
Për të ndjekur procedurat ligjore, tani Osmani ka angazhuar edhe avokat.
Rasti tashmë është proceduar tutje në polici. Lidhur me incidentin, palët e përfshira janë intervistuar dhe pritet që lënda të procedohet tutje.



Të tjera
Marrëveshja në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: Kam frikë se Serbia s’do ta zbatojë, mbetet të shihet a do ta përdorë BE fuqinë e vet
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova