Sulmuesi i talentuar 16-vjeçar, Lamine Yamal thuhet se ka një klauzolë astronomike lirimi në kontratën e tij me Barcelonën.
Duke shkuar në Euro 2024, i riu i Spanjës dhe i Barcelonës , Yamal, kishte qenë në qendër të vëmendjes pasi ai doli në skenë gjatë sezonit 2023/24.
Paraqitjet mbresëlënëse të 16-vjeçarit i dhanë atij një vend në skuadrën e Spanjës të përzgjedhësit Luis de la Fuente për Euro 2024.
Gjatë turneut në Gjermani, Yamal deri më tani ka shënuar një gol dhe tre asistime në gjashtë ndeshje duke qenë njëri nga lojtarët më të përfolur.
Yamal shënoi një gol mahnitës kundër Francës të martën mbrëma për t’u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane.
Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse për Spanjën, shumë klube të mëdha anembanë globit po mbajnë sytë mbi Yamalin.
Megjithatë, Barcelonës do t’i duhet një tarifë e madhe për të ndarë rrugët me yllin e tyre të fundit.
Sipas CNN Sports, Yamal nënshkroi një marrëveshje të re me Barcelonën në tetor të 2023, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2026.
Brenda kontratës është pretenduar se ka një klauzolë lirimi prej një miliard eurosh.
Të tjera
Kurti me thirrje për një front të bashkuar kundër varësisë
Sa është pagesa e kalimit me makinë në autostradat e vendit?
BE e Franca dënojnë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë