Zbuloni ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti kur lëkura bëhet e thatë gjatë dimrit – Ekonomia Online

Zbuloni ushqimet që ju mbrojnë nga i ftohti kur lëkura bëhet e thatë gjatë dimrit

Kur temperaturat
bien, lëkura është organi që preket menjëherë.

Të gjithë kemi
përjetuar tharjen e duarve dhe buzëve apo dhe çarjen e tyre nga i ftohti.

Përmes ushqimit
ju mund të furnizoni lëkurën me vitamina dhe minerale të cilat i shërbejnë për
t’u rigjeneruar.

AgroWeb.org ju
tregon disa prej ushqimeve që kanë një rol kryesor në parandalimin e tharjes
dhe dëmtimit të lëkurës nga i ftohti.

Shega

Shegët janë të
pasura me antioksidantin polifenol që mbron lëkurën gjatë gjithë vitit.

Ky frut përmban
dhe acidin elagjik, një tjetër antioksidant që ul përqindjen e humbjes së
kolagjenit, pra e mbron lëkurën nga plakja.

Patatet e ëmbla

Ky perim falë dy
substancave që përmban, vitaminën A dhe betakarroten, mbron lëkurën nga i
ftohti.

Vitamina A
ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar nga faktorët klimatik.

Ndërsa
betakarroteni forcon barrierën mbrojtëse duke nxitur hidratimin e lëkurës.

Lakra

Mos u gënjeni
nga pamja e rrudhosur e gjetheve të lakrës, pasi në realitet ajo ka një efekt
përmirësues për lëkurën.

Në bazë të të
dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, lakra përmban nivele të larta të vitaminës
A dhe C.

Të dyja këto
substanca, sidomos vitamina C, nxisin prodhimin e kolagjenit në organizëm.

Vezët

Mund t’i quajmë
dhe si super ushqimi, pasi janë plot me vlera ushqyese.

Vezët janë një
burim kryesor për vitaminën A dhe E që luajnë rol kryesor në rigjenerimin e
qelizave të lëkurës.

Ndërsa vitamina
B5 kontribuon në prodhimin e keratinës, disa mikroqeliza që garantojnë
mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.

Omega 3 dhe
vitamina D favorizojnë një shkëlqim të lëkurës si dhe parandalimin e
inflamacionit.

Agrumet

Portokallet,
limonët e qitrot janë të pasur me vitamina C, që është një antioksidant i fuqishëm
që garanton rini të lëkurës.

Ajo gjithashtu
parandalon dhe eliminon njollat e errëta që krijohen si pasojë e dëmtimit nga
dielli.

Arrorët

Të gjithë
arrorët janë burim thelbësor i acidit alfa-linolik, një acid yndyror si omega 3
por me bazë bimore, që mbron membranat e qelizave të lëkurës.                                                                                                                                                                                                                     
                                   Përmes këtij
acidi lëkura nuk e humbet hidratimin e saj, madje dhe rigjenerohet më shpejt.

Farat e
lulediellit

Niveli i lartë i
vitaminës E që gjendet tek farat e lulediellit forcon lëkurën, duke i ruajtur
elasticitetin e saj natyral.

Gjithashtu ajo
ruan qelizat nga radikalët e lira që shkaktohen nga rrezet e dëmshme të
diellit.

Për më tepër
këto fara të vogla janë të pasura me omega 6, substancë që siguron regjenerimin
e qelizave.