Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për një “qëndrim të qartë” nga Donald Trump mbi një paketë sanksionesh për Rusinë dhe garanci sigurie për Ukrainën për të ndaluar Vladimir Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës
Presidenti ukrainas tha se e vetmja mënyrë që luftimet të ndalen është që së pari të vendosen garanci të përcaktuara sigurie.
Dhe kjo, tha ai, mund të ndodhë vetëm nëse Trump do të ishte i guximshëm.
Ai i tha Sky News se shpreson që Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të shqyrtojë detajet e sigurimit të së ardhmes së Ukrainës me presidentin gjatë vizitës së tij shtetërore në Britani këtë javë.
“Shpresoj shumë që ai (Starmer) do të jetë në gjendje të zhvillojë një diskutim shumë specifik mbi garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën. Para se t’i japim fund luftës, dua vërtet të kem të gjitha marrëveshjet në vend. Dua të… kem një dokument që mbështetet nga SHBA-ja dhe të gjithë partnerët evropianë. Kjo është shumë e rëndësishme.Që kjo të ndodhë, na duhet një qëndrim i qartë nga Presidenti Trump.”, tha Zelensky.
Të tjera
Çka e shtyri në vetëvrasje shqiptarin në anijen hotel në Angli? Publikohet raporti 65 faqësh
Arrestohet 26-vjeçar në Selanik, akuzohet për përdhunimin e një vajze në hotel
Ozil: Kur u ngrit lart aeroplani teksa po largohesha nga Madridi, fillova të qaja