Zelensky shpreson për një takim ‘shumë konstruktiv’ me Trumpin

Zelensky shpreson për një takim ‘shumë konstruktiv’ me Trumpin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri kanadez Mark Carney, janë takuar në Nova Scotia përpara takimit të kreut të shtetit ukrainas me Donald Trumpin.

Zelensky falënderoi Carneyn për mbështetjen e tij.

Ai tha sulmet e natës janë “përsëri përgjigja e Rusisë [ndaj] përpjekjeve tona për paqe dhe kjo tregon vërtet se Putini nuk dëshiron paqe”.

Zelensky shtoi se nevojiten dy gjëra për të ndaluar luftën: “presion ndaj Rusisë” dhe “mbështetje e mjaftueshme dhe e fortë për Ukrainën”.

Ai shton se ndërsa janë bërë hapa të fundit, nevojitet diplomaci e mëtejshme.

Zelensky deklaroi se do të flasë me aleatët evropianë më vonë sot dhe shpreson të ketë një takim “shumë të rëndësishëm” dhe “shumë konstruktiv” me Trumpin nesër.