Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se po dërgon një delegacion të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov në Stamboll për negociata me zyrtarët rusë, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Nga respekti për presidentët Trump dhe Erdoğan, kam vendosur ta dërgoj delegacionin tonë në Stamboll tani… Delegacioni do të kryesohet nga ministri i mbrojtjes”, u tha Zelenskyy gazetarëve në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Bisedimet janë pjesë e intensifikimit të përpjekjeve diplomatike për të ndaluar luftën, me Stambollin që shërben përsëri si një lokacion kyç për dialogun Ukrainë-Rusi.
Kjo erdhi ndërsa Turqia pozicionohet si një ndërmjetës qendror në konflikt.
Njoftimi i Zelenskyyt pasoi një takim dypalësh të nivelit të lartë me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në Kompleksin Presidencial në Ankara, i cili zgjati gati tre orë me dyer të mbyllura.
Vizita e tij në Turqi filloi më herët sot kur ai mbërriti në Aeroportin Esenboga të Ankarasë. Ai u prit nga ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dhe zyrtarë të tjerë që ishin në vend për të marrë pjesë në një takim joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalya.
Delegacioni i Zelenskyyt do të qëndrojë në Stamboll deri më 16 maj.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim