Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se kanë arritur një marrëveshje me Rusinë për shkëmbime të reja të të burgosurve në bisedimet e mbajtura në Stamboll me qëllim për t’i dhënë fund luftës, transmeton Anadolu.
Zelenskyy foli në një konferencë të përbashkët për media pas Samitit të Nëntë të Bukureshtit (B9) të mbajtur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse në samit, Zelenskyy foli për bisedimet e mbajtura sot në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Bisedimet në Stamboll përfunduan. Delegacionet shkëmbyen dokumente me ndërmjetësimin e palës turke. Ne po bëjmë përgatitje për lirimin e të burgosurve të luftës”, tha presidenti ukrainas.
Ai theksoi se gjatë bisedimeve të zhvilluara në kuadër të samitit në Vilnius, diskutuan edhe për çështje që do të rrisin sigurinë e Ukrainës.
“Sot, me partnerët tanë ramë dakord për disa vendime të përbashkëta që do të rrisin më tej sigurinë tonë. Do të ketë paketa të reja mbrojtëse, do të bëhen investime të reja në prodhimin e armëve ukrainase, veçanërisht në mjetet ajrore pa pilot. Ukraina mund të prodhojë shumë më tepër”, tha Zelenskyy.



Të tjera
Të hiqen të gjitha masat e Kosova ta marrë statusin e kandidatit
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja në vitin e parë, mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeç