Armend Zemaj nga LDK ka thënë se partia fituese s’është e interesuar për marrëveshje politike. Ai ka thënë se janë kontaktuar deputetët në bazë personale dhe jo partiake.
“Nuk guxon askush të më kontaktoj jashtë subjektit tim politik sepse votën e kam marrë nga elektorati i LDK-së dhe atij i qëndroj besnik. Por këtu i përfaqësojmë interesat e qytetarëve të vendit. Mënyra se si është trajtuar kërkesa individuale ndaj deputetëve është e pandershme dhe e pamoralshme”, ka thënë ai.



Të tjera
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës
Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt
Kurti bëri mirë që nuk e propozoi Osmanin për presidente, s’ka nevojë për të