Pas përfundimit të seancës, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se LVV-ja “i mashtroi qytetarët” duke thënë se i ka numrat për krijimin e institucioneve të reja.
“LVV ka mashtruar qytetarët se i kanë numrat. Nga zgjedhjet e shkurtit kanë deklaruar se e kanë një shumicë”, tha ai.
Zemaj tha se tani vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Bëjmë thirrje për zgjedhje të lira, demokratike dhe pa ndërhyrje”, tha ai. / REL



Të tjera
Policia intervenon në dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit
LeBron James thyen rekord historik në NBA
Finalja e “EFL Cup”, Arsenali dhe Manchester City luftojnë për trofeun e parë të sezonit