Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për “BlicInterview” me Astrit Gashin, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se për nëntë muaj ka mashtruar qytetarët dhe ka bllokuar krijimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.
Ai tha se kjo periudhë e gjatë pa zgjidhje ka sjellë dëme serioze në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Është shumë reale që kemi nëntë muaj të humbur, ose më mirë të themi nëntë muaj mashtrim nga partia e parë, e cila tash po shihet që është fatkeqësi e besimit ndaj qytetarëve”, deklaroi Zemaj.
Sipas tij, Vetëvendosje ka thyer procedurat kuvendore, duke e mbajtur kështu vendin në krizë të thellë politike.
“Ky subjekt politik dëshiron të marrë pushtet, por jo marrëveshje. Kemi parë barrikadim në emra të përveçëm dhe shkelje të procedurave kuvendore.Gjithmonë është thënë që janë numrat për qeverinë, sigurisht kanë menduar me pazare ose me joshje të deputeteëve individualisht”, shtoi ai.
Zemaj theksoi se pa një marrëveshje politike nuk mund të ketë qeveri stabile dhe se çdo tentativë individuale për ta zgjidhur situatën do të ishte e paefektshme.
“Edhe nëse të dielën ka ndonjë lëvizje individuale të deputetëve, ajo nuk është produktive për një stabilitet të qëndrueshëm institucional në Republikën e Kosovës”, tha ai.



Të tjera
Premier League zbulon si e quan Granit Xhakën
Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Hap historik: Ukraina do të marrë 150 aeroplanë luftarakë Gripen nga Suedia