Arbër Zeneli mund të largohet nga Elfsborgu në afatin kalimtar dimëror. Dhe për ofertë shumë joshëse mund të transferohet në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.
Mediumi suedez “Expressen” ka raportuar të premten se për Zenelin ofertë serioze ka bërë skuadra Al Taawon.
Zeneli pritet që ta pranojë ofertën e bërë dhe të largohet nga kampionati suedez.
Zeneli u kthye tek Elfsborgu në mars të vitit 2024. Në atë kohë, ai ishte pjesë e futbollit të Turqisë, te skuadra e Adana Demirsporit. Para periudhës në Turqi, sulmuesi i krahut luajti në Francë te Reimsi.
Dy vjet pas kthimit në Suedi, 30-vjeçari pritet të largohet sërish.
Bisedimet mes klubeve dhe futbollistit, sipas mediumit suedez, janë duke u zhvilluar.
Afati kalimtar dimëror në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt.
Al Taawoni aktualisht është në vendin e pestë në kampionatin elitar saudit, pesë pikë prapa skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al Nassrit, që zë vendin e tretë.
Nga Elfsborgu në afatin kalimtar të janarit u largua Besfort Zeneli, vëllai i vogël i Arbërit. Besforti u transferua te Royale Unioni në kampionatin belg për afro 4 milionë euro.



Të tjera
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryen patrullime në veri të vendit
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “KFOR 36” në Gjermani
Faleminderit Zot që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu