Derisa Kosova është në pritje të formimit të institucioneve të reja, mundësitë për qeverinë e re po komentohen në mënyra të ndryshme. Kjo ngase, ende nuk dihet saktë se cilat parti politike do të udhëheqin me vendin, bashkë me Vetëvendosjen, si fituese e zgjedhjeve të fundit.
Kjo parti duhet të formoj qeverinë e re në bashkëpunim me një parti tjetër politike. Disa takime konsultative lideri i kësaj partie, Albin Kurti i ka realizuar tashmë me disa nga partitë politike, megjithatë nuk është bërë i ditur ndonjë vendim.
Gjendjen aktuale para formimit të institucioneve e ka komentuar veprimtarit dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj. Ai thotë se, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, gjithçka filloi se prapthi. Sipas tij, derisa ligjërisht, fushata zgjedhore ka afat një mujor, ndërkohë që nisi dy muaj para afatit.
“Numërimi i votave dhe rezultati i zgjedhjeve zgjati një muaj e gjysmë. Dhe, tani vazhdojnë debatet bajate për koalicionet, e deri ke zgjedhjet presidenciale pas një viti”, vlerëson Zeqiraj.
Sipas veprimtarit Zeqiraj, duhet dhënë përparësi një qeveri me shumë përfaqësues në pushtet. Ai thekson se duhet shmangur krizen politike dhe bërjen e zgjedhjeve të tjera duke kursyer dëm material, kohor e moral.
“Një qeveri stabile, me shumësi përfaqësuese në pushtet, gjithsesi, ka parësinë nga çfarëdo qeverie të arnuar dhe pazare të pista, si ajo me tuxharin Pacolli, me tre deputetë, 4 ministri, apo hajni zyrtar, Fatmir Limaj, kryetarin e Kuvendit dhe tre deputet, “okë e kokë”, nga një ministri! Është parimor vendimi i LDK-së, e cila nuk u fut në torishtën e PAN-it të kriminalizuar. Por, hezitimi për t`u bërë pjesë e koalicionit me LVV, për të shmangur çfarëdo krize politike, relativizon parimësinë e mirëfilltë, të refuzimit fillestar të bojkotit. Bërja e zgjedhjeve për arsye të zhbllokimit të krijimit të Qeverisë, është dëm shumëdimensial, material, kohor e moral. E kuptojmë kryetarin Lumir Abdixhikun, se nuk i ka “duart e lira”, sepse kundërshtarët brenda partisë ruajnë nostalgjinë për PDK-në. Para dhe pas zgjedhjeve, deputetë nostalgjikë, duke refuzuar, ngulmërisht, çfarëdo koalicionin me LVV, që nënkupton pazaret e pista me PDK-në, përgjakëse të LDK-së dhe kurrë nuk është penduar”, vlerëson Zeqiraj.
Ai thotë se, rrjedhimisht, nëse ka sadopak atdhetarizëm, klasa politike aktuale e Kosovës, në diskutimet për krijuesin e Qeverisë, duhet të përfshihet edhe pozita e Presidentit të vendit.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni