Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës, ka përshëndetur rezolutën e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të ShBA-së në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, transmeton KosovaPost.
Sinani ka shkruar se zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët përballen me diskriminim dhe pasivizimin e adresave, është dëgjuar në ShBA.
Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA miratoi rezolutën H.R. 6411 për të drejtat etnike e kombëtare të shqiptarëve në Luginë.
E iniciuar nga Kongresisti Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë.
Me përkrahje dypartiake.
“Me mesazh të qartë për Beogradin” – ka shkruar Sinani.



Të tjera
Efektet pozitive të kombinimit të mjaltit me kanellën
Parashikimi i motit për të enjten
Perimet që largojnë fryrjen e stomakut