Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me mbi 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete dhe nga të gjitha kontinentet, Kosova është shndërruar këto dy ditë në zemrën e diplomacisë globale – në një vend ku ngrihet zëri për ata që nuk mund të flasin vetë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebbok, Osmani ka shkruar se në Prishtinë, zëri për paqe, siguri dhe drejtësi vazhdon të kumbojë fuqishëm.
E para e vendit ka thënë se dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë sjell diskutime të shumta globale nga pjesëmarrës nga e gjithë bota mbi çështjet urgjente që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve – viktimat më të pafajshme të çdo konflikti.
“Me mbi 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 45 shtete dhe nga të gjitha kontinentet, Kosova është shndërruar këto dy ditë në zemrën e diplomacisë globale – në një vend ku ngrihet zëri për ata që nuk mund të flasin vetë”, ka shkruar tutje Osmani.
Të tjera
Punime të domosdoshme, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
Bastisje në Dubravë, të dënuarit kapen duke futur telefona e na*rkotikë