Spektakli i së premtes mbrëma në “Big Brother VIP Kosova” solli një moment kulmor, kur boksieri Drilon Rama u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Sipas rezultateve të votimit të publikut, Rama u vlerësua si më i votuari, duke siguruar kështu kalimin në finale.
Megjithatë, vendimi u pasua nga reagime të ashpra brenda shtëpisë së BBVK. Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, shprehën pakënaqësi të hapur dhe dyshime mbi procesin e votimit.
Këto deklarata kanë ndezur diskutime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Në rrjetet sociale, fansat e formatit kanë ndarë mendimet e tyre, me disa që mbështesin procesin e votimit dhe të tjerë që ndajnë shqetësimet e banorëve.
BBVK vijon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura në Kosovë dhe rajon, me momente të tensionuara dhe debate të shumta, që e bëjnë këtë edicion edhe më të diskutuar. Përfundimi i këtij rrugëtimi do të tregojë nëse këto dyshime do të ndikojnë në imazhin e formatit.



Të tjera
Katër arsye pse partneri juaj ju nervozon
Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të parandaluar pasoja – aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar
A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj