Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi i deputetes Emilia Rexhepi për nënkryetare të Kuvendit nga komunitetet pakicë jo-serbe ka qenë gabim teknik pasi kanë menduar se po e votojnë në pako bashkë me nënkreytarin serb, dhe jo veçmas.
“Ai ishte një veprim që nuk ka qenë i parashikuar, dhe sipas asaj që kuptova, thjesht ka qenë një gabim teknik, sepse nuk ka dashur të marrë pjesë. Por, pasi nuk e ka pritur që po ndodh diçka e tillë, për mendimin tim, ishte një gabim teknik”, ka thënë Gashi.
Ndarja e votimit të nënkreytarëve tashmë e ka futur Kuvendin në një ngërç të ri. Mosvotimi i kandidaturës së Listës Serbe dhe procedimi me short i kandidaturave ku përfshihet edhe Nenad Rashiq, duket se do të jetë çështje trajtimi në Gjykatë Kushtetuese.
Nga të gjitha kandidaturat me short, asnjëra s’ka marrë votat e mjaftueshme. Nenad Rashiq ka edhe një mundësi të vetme, pasi ka shpenzuar dy herë dhe ka dështuar të marrë 61 vota.



Të tjera
Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit