Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, në lidhje ndarjen e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, në konferencë për media pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, tha se kjo pozitë institucionale duhet ta ketë pëlqimin e shumicës së deputetëve serbë, derisa shtoi se shorti në Kuvend për nënkryetarin nga komuniteti serb është jokushtetues.
Simiq, iu bëri thirrje deputetëve nga partitë shqiptare që mos të votojnë për vendime jo kushtetuese, duke aluduar në mosvotimin e deputetit tjetër nga komunitetit serb, Nenad Rashiq.
Megjithëse Rashiq është zgjedhur deputet nga komuniteti serb në Kuvend, ai tha se Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve nga Lista Serbe si dhe popullit serb.
“Lista serbe do të paraqesë ankesë në Gjykatën kushtetuese, sepse rregullat janë shkelur. Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje deputetëve të partive të tjera shqiptare dhe komuniteteve të tjera që të mos votojnë për vendime jokushtetuese, gjithçka do mbetet e shkruar, çfarë bënë dhe si u përpoqën që Nenad Rashiqin me çdo kusht, siç e shtynë në parlament pa votat e serbëve, me votat e popullit shqiptar, për të zënë vendin që i takon popullit serb, dhe tani po përpiqen t’i caktojnë pozicionin e nënkryetarit të kuvendit, i cili nuk i përket atij dhe, nga ana tjetër, ai nuk mund ta marrë sipas rregullave”, thekson ai.
Lista Serbe ka propozuar deputetin Slavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, por ai s’mori mbështetjen e nevojshme në tri herë radhazi. Kësisoj kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se kandidatura e tij është ezauruar sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, derisa vendosi që zgjedhja për nënkryetar të Kuvendit të vendoset sipas shortit, duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit.
Bazuar në short, as deputeti i komunitetit serb, Nenad Rashiq nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar në dy tentime, ndërkaq paraprakisht votat nuk i morën as disa prej deputetëve nga Lista Serbe.
Në konferencën për media, Simiq u shpreh më i rezervuar të përgjigjet për lidhjet e Listës Serbe me të dyshuarën për spiunazh që është arrestuar në Kroaci, por tha se asnjëri prej tyre nuk e njeh të njëjtin.
Të mërkurën janë arrestuar në Kroaci, një qytetar kroat dhe e dashura e tij serbe nga Kosova, të cilët dyshohen për spiunazh.
Ata janë lënë në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Qarkut në Split, ku qytetari kroat që ka shëbyer edhe si piloti në KFOR, dyshohet se i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.
“Të mos dalim nga tema, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë moment sepse të gjitha rregullat po shkelen sigurisht që do të merrni një përgjigje. As unë dhe as askush prej nesh nuk e njohim këtë zonjë dhe duam të mohojmë se ndonjëri prej nesh ka ndonjë lidhje me atë person”, tha ai.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut