Veprimtari Halil Geci ka deklaruar se çdo tentativë e opozitës për të bojkotuar ose sabotuar zgjedhjen e Presidentes së Republikës përbën bllokadë të qëllimshme institucionale dhe shpërfillje të vullnetit qytetar.
Sipas tij, bllokimi i institucioneve nuk është strategji politike, por rrugë e sigurt drejt ndëshkimit elektoral.
Geci theksoi se opozita duhet të zgjedhë mes përgjegjësisë shtetërore dhe skenarëve bllokues, duke paralajmëruar se zgjedhjet e reja mbeten një opsion i hapur.
Ai shtoi se qytetarët nuk e shpërblejnë sabotimin institucional dhe se Republika e Kosovës nuk mund të ndalet nga bojkotet politike.
BOJKOTI NUK KALON
Mesazh për opozitën
Bllokada institucionale nuk është strategji politike, është rrugë e sigurt drejt ndëshkimit elektoral
Zgjedhjet e fundit dhanë një mesazh të qartë dhe të padiskutueshëm: qytetarët nuk e shpërblejnë bllokimin, pazaret politike dhe sabotimin e institucioneve. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë realitet vetëm sa e thellon humbjen e besimit publik dhe e përshpejton ndëshkimin politik.
Nëse bojkotuesit mendojnë se mund të përsërisin skenarët e vjetër pa pasoja, gabohen rëndë. Ajo që nuk i gjeti në zgjedhjet e fundit, do t’i përballë shumë më ashpër në zgjedhjet që vetë po i provokojnë – përmes votës së lirë dhe verdiktit të prerë qytetar.



Të tjera
6 ushqimet që janë më të këqija se cigarja
61-vjeçari i dorëzon paratë e gjetura në Polici
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova