Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para nisjes së seancës së sotme të Kuvendit tha se takimet për çështjen e presidentit do të zhvillohen në fundjavë.
“Kryeministri sot ka një prezantim, është në Londër siç jeni në njohuri. Ndërkohë që besoj që edhe gjatë fundjavës, por edhe shumë shpejt do të vazhdojmë me takime”, ka deklaruar Nagavci.
Nagavci, ka folur edhe për marrëveshjen e Bordit të Paqes e cila nuk është sjellë ende në Kuvend për ratifikim.
Nagavci, beson se gjatë javës së ardhshme kjo marrëveshje do të diskutohet në komisionin përkatës dhe pastaj do të sillet në Kuvend për miratim.



Të tjera
Nagavci: Kushtetuta po zbatohet gjithnjë edhe më shumë në veri të vendit
Kurti në Londer pritet nga Coaker, diskutojnë për fushën e mbrojtjes
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, pritet të përfundojë brenda 30 muajve