Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për Këshillin për Operacione Zgjedhore, shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025, shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit.
Po ashtu në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025, shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025, certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025, shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025, shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025 dhe shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025.



Të tjera
Bëjeni vetë në shtëpi pastruesin natyral për fytyrë
Personat që harrojnë janë më inteligjentë
Vitamina D gjatë shtatzënësisë mbron fëmijët nga alergjitë