Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ditën e sotme ka pritur në takim, Lyn Debevoise, i cili është zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e KQZ’së, thuhet se Radoniqi, ka njoftuar Debevoise, për përgatitjet që janë duke u bërë lidhur me organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim z. Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qëndrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi e njoftoi z. Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Radoniqi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vendin tonë.



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë