Zgjedhjet që ‘tronditën’ BDI-në: Paralajmërimi i fortë, fundi i epokës së Ali Ahmetit

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut shënuan një kthesë të rëndësishme në skenën politike shqiptare.

Elektorati, duket se ishte lodhur nga premtimet e parealizuara dhe keqqeverisja shumëvjeçare e BDI-së, ku këtë herë e ndëshkoi koalicionin AKI, ndërsa shpërbleu VLEN-in për qasjen e tij reformuese dhe punën konkrete në terren.

Rezultatet preliminare tregojnë se BDI-ja është përballë një disfate historike, që mund të shënojë fundin e epokës së Ali Ahmetit, ndërsa VLEN-i po shfaqet si forca e re udhëheqëse mes shqiptarëve në vend.

E në lidhje me ndryshimet dhe pozitën e partive shqiptare në Maqedoni të veriut, foli juristi Skënder Musliu.

Skënder Musliu

“Në zgjedhjet lokale të 19 tetorit, sovrani e tha fjalën e vet, respektivisht sanksionoi koalicionin AKI kurse shpërbleu VEN-in. Edhe përkundër deklaratave të shpejtuara dhe pompoze të Arben Ademit se AKI-ja është fituesi absolut i këtyre zgjedhjeve, realiteti dhe rezultati zyrtar tregojnë të kundërtën. Elektorati i zhgënjyer nga keqqeverisja e BDI-së gjatë dy dekadave për premtime pa mbulesë, populizëm, folklorizmin nacionalist, kësaj rradhe nuk iu nënshtrua këtyre manipulimeve dhe propagandës, dhe e ndëshkoi AKI-në me votë.

Kurse VLEN-i, gjykoj se, me punën serioze që bëri për një vit e gjysmë në Qeveri dhe angazhimin e palodhur gjatë fushatës zgjedhore, arriti t’a bind elektoratin se, bëhet fjalë për një koalicion serioz që premton ndryshime”.

Në këtë pikë, duke parë rezultatet, Musliu vlerësoi se AKI është humbësja dhe VLEN është fituesja e zgjedhjeve.

Madje, ai pret që në raundin e dytë VLEN të thellojë edhe më shumë fitoren, duke e rrëzuar nga ‘froni’ BDI-në.

Krahas kësaj, juristi kritikoi ashpër Ali Ahmetin derisa përmendi të kaluarën politike të BDI-së, e që sipas tij i kanë dëmtuar jo rrallëherë interest e shqiptarëve në RMV.

“Ky ambientim i rehatshëm, BDI-në dhe Ali Ahmetin i bëri të pandëshkueshëm, të gjithëpushtetshëm dhe arrogant në qeverisje, që i inkurajoi të marshojnë drejtë korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për fat të keq, BDI-ja përfundoi si një strukturë e organizuar kriminale, që dëmtoi rëndë interesat e shqiptarëve, kurse klani i tyre pamëshirshëm u pasurua.

Në këtë pikë, përmendi disa vendime që erdhën si pasojë e tashëgimisë së politikës së BDI-së.

“Mirëpo, Ali Ahmeti pas 23 viteve në politikë, e mbi të gjitha në pushtet, do të tërhiqet nga politika, pa dëshirën e tij, sepse sovrani, jo vetëm që e sanksionoi, por e poshtëroi dhe do t’a obligojë të pensionohet, pa vullnetin e tij, si humbësin më të madh politik shqiptar, bashkë me klanin e tij inkriminues.

Mirëpo, Musliu theksoi se klani i Ahmetit, kohëve të fundit, në mënyrë diskrete janë tërhequr dhe nuk dalin në public, duke hehdur dyshime për probleme të brendshme politike.

“Ali Ahmeti dhe BDI-ja si parti e dalë nga lufta e 2001, i kanë patur të gjitha mundësitë politike, autoritetin dhe përkrahjen masive dhe të pakusht të shqiptarëve në RMV-ë, që me vizion, koncept dhe punë të ndershme, të lënë një trashigimi dhe gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne, duke e avancuar statusin e shqiptarëve. Fatkeqësisht, Ali Ahmeti dhe klani i tij, nën siglën e BDI-së, në vend të kësaj, vendosën të bëhen vazal të përbetuar, herë i VMRO-DPMNE-së, e herë i LSDM-ss, me çka ua mundësuan maqedonëve t’a ndërtojnë dhe forcojnë shtetin e tyre, duke lënë anash interesat e shqiptarëve, e në këmbim të kësaj, Ali Ahmeti dhe klani i tij u morrën me korrupsion dhe krim të organizuar duke u pasuruar, derisa pjesa dërmuese e shqiptarëve jetojnë në kushte të vështira sociale dhe ekonomike.

Të gjithë ata që përfituan, sidomos klani i Ahmetit, kohëve të fundit, në mënyrë diskrete janë tërhequr dhe nuk dalin në publik, dhe as që e shoqëruan Ali Ahmetin, përveç disave, në tubimet gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse, ndër vite ai i bëri ministra, zv. ministra dhe zyrtarë të lartë, të cilët u pasuruan, u bënë biznismen, ndërtuan pallate, qendra tregtare, dhe jo vetëm, me para të pista. Mungesa e tyre në opinion, na jep indikacione se pas tërheqjes së Ahmetit, ai do të braktiset nga të gjithë, sepse këta i ka lidhur vetëm interesi, e jo kauza e shqiptarëve”.

Krejt në fund, ai shtoi se, raundi i dytë i zgjedhjeve, pra balotazhi do jetë interesant, e që kërkoi të mosvotohet koalicioni AKI, pasi sipas tij do ishte votë për korrupsion dhe krim të organize.

“Mendoj se, pas « pensionimit » të domosdoshëm nga politika, sepse qëndrimi i tij në politikë ka humbur më çdo sens, problemet e Ali Ahmetit dhe klanit të tij do të fillojnë me llogaridhënie, sepse të zhytur ndër vite në korrupsion dhe krim të organizuar, siç kishte premtuar kryeministri Mickovski, të gjithë ata që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, do të dalin para drejtësisë.

Sikurse në librin e Collen Mc Cullengh « Zogjtë vdesin duke kënduar », kurse Ali Ahmeti do të largohet apo pensionohet nga politika si i dështuar dhe i turpëruar, mbase edhe e ka merituar një fund të tillë.

Në raundin e dytë të votimeve apo në ballotazhin e 2 nëntorit, konsideroj se çdo votë për AKI-në, do të jetë votë për korrupsion dhe krim të organizuar, sepse trupi votues i Ali Ahmetit, duhet të kuptojnë se, ai u pasurua me gjuhën nacionaliste dhe patriotizëm të rrejshëm duke bërë miliona e milionanë, në korriz dhe dëmë të shqiptarëve.

Prandaj, do të ishte mençuri, që elektorati votën e çmuar t’ia jep VLEN-it, që do t’a valorizojë dhe materializojë në interes të qytetarëve”, përmbylli Skënder Musliu