Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, aktivizohet edhe neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, që mundëson zgjatjen buxhetore edhe për dy muaj të vitit pasues për pagat e sektorit publik.
Sipas këtij ligji, kjo zgjatje mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mban më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit.
Kjo zgjatje dymujore “siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike.
Kosova po hyn në vitin 2026 pa miratim të buxhetit shtetëror, pavarësisht se Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka miratuar një projektligj për buxhetin. Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë e kishin kritikuar këtë vendim, duke thënë se Kurti si kryeministër në detyrë nuk mund të dërgojë në Kuvend – që ka përbërjen e një legjislature të re, përkatësisht të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – projektligjin e përgatitur.
Vetë Osmani kishte shprehur shqetësim disa herë për mosmiratimin e buxhetit apo një projektligji për ndarje buxhetore, duke thënë se do të rrezikoheshin pagat e nëpunësve të sektorit publik. Ajo madje kishte thënë se do të ishte e gatshme të dërgonte në Kuvend një propozim për zgjatje buxhetore që të kishte buxhet “së paku deri në mars”.
Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë më herët kishin ngritur alarmin se vendi po shkon drejt një kolapsi buxhetor, duke thënë se shteti për herë të parë do të mund “të mbyllej” dhe të mos ketë mundësi të paguajë për asnjë shërbim.



Të tjera
Vendimi i Supremes për Mitrovicën ndez reagimin e Pecit: “Ky vendim ka implikime të mëdha”
Debat i ashpër në politikë: Qarri akuzon opozitën për “tradhti shtetërore” dhe bllokim të buxhetit
Rivotimi i Mitrovicës mohohet nga Gjykata Supreme – reagime dhe polemika në skenën politike