Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas dështimit të seancës së 39-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se në takim me Kurtin, Limaj e ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që është bashkëbisedimi në tavolinë.
Ajo shtoi se Republika e Kosovës është përtej qëndrimeve individuale, dhe është më shumë se 120 deputetë.
“Të gjithë e dimë, se kryetari Limaj tash e 4 muaj ka deklaruar që zgjidhja e kësaj situatë në politikë dhe konstituim i Kuvendit të Kosovës bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve. Pa u ul, pa i diskutuar temat, dhe pa i trajtuar me sinqeritetin dhe me idenë që për me ia dhënë Republikës së Kosovës më të mirën, nuk bëhet zgjidhja”, tha Kasniqi.
Të tjera
Zyrtarët që shesin Kosovën për interesa të Serbisë”
“Simboli i vrapueses dhe zgjerimi i rrugëve” – Shaqir Totaj tregon projektet për Prizrenin
Imri Ahmeti: Tubimi në Sllovi, mesazh i fuqishëm besimi dhe përkrahjeje