Hykmete Bajrami nga LDK në prag të nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ekzistojnë dy rrugë për formimin e institucioneve të reja.
“Konstituimi i Kuvendit mund të bëhet ose me një kandidat konsensual, ka konsensus për plotë deputetë nga LVV nga ana e grupeve tjera parlamentare. Ose e kemi thënë me marrëveshje politike. Ne nuk kemi një të tillë me LVV, andaj s’do të jemi pjesë e votimit”, ka thënë ajo.
Bajrami më tej ka kërkuar reflektim nga partia me votat më të mëdha.
“LVV do të ishte mirë që sot të reflektonte, të sillte një kandidat konsensual dhe të t’i merrte së paku 61 vota dhe ne të procedonim me konstituim të Kuvendit dhe institucioneve tjera, të cilat janë palegjitimitet”, ka thënë Bajrami.
Të tjera
Prania e NjSO-së në punimet e urës së re mbi lumin Ibër, deklarohen nga Policia
Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit