Fatmir Limaj nga NISMA në prag të nisjes së përpjekjes së 44-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se zgjidhja e vetme është politike.
“Tash jemi gati në konsumimin e interpretimeve. Zgjidhja është vetëm për veprimet politike. Kjo po shihet, tanimë po kuptohet. Rrugë tjetër nuk ka. Sipas interpretimit tim, Kushtetuesja ka dashur ta dinamizojë zgjidhjen politike. Ka thënë të intensifikohen përpjekjet për zgjedhjet politike. Për vetë faktin se nuk ka thënë se çka pas 27 korrikut”, ka thënë ai.
Limaj ka thënë se priten edhe takime të tjera me presidenten Vjosa Osmani për ngërçin politik. Ai ka shtuar se ajo është e interesuar për të dalë nga kjo situatë.



Të tjera
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova
IPK rekomandon suspendimin e 4 policëve për cigare kontrabandë në vlerë 30 mijë euro
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional