Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur të dielën në Gjilan.
Saranda Lutfiu, ka njoftuar në Facebook se Alp Krasniqi është me autizëm.
Ai është larguar nga shtëpia më 27 prill 2025, rreth orës 15:30, dhe që nga ajo kohë nuk është parë më.
Në momentin e zhdukjes, Alp ishte i veshur me një trenerkë ngjyrë hiri dhe një xhemper të kaltër.
Alpi mbante me vete edhe një iPhone 16 Pro Max.
Të gjithë ata që mund ta kenë parë ose kanë ndonjë informacion, janë të lutur të kontaktojnë Policinë ose të lajmërojnë në numrat: 048 197 803 ose 049 902 750.
Të tjera
Faton Klinaku sot para gjykatës, akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit Kurti
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit