Zhduket një avion me 15 persona në bord në Kolumbinë veriore, pak para mbërritjes në destinacion

Zhduket një avion me 15 persona në bord në Kolumbinë veriore, pak para mbërritjes në destinacion

Autoritetet kolumbiane kanë humbur kontaktin me një avion që transportonte 15 persona, njoftoi Ministria e Transportit e Kolumbisë, së bashku me kompania shtetërore ajrore Satena.

Avioni, një Beechcraft 1900D, i cili po kryente një fluturim të brendshëm për llogari të kompanisë private Searca, e bashkëpunuar me Satena-n, ishte nisur nga Cúcuta, në veri të vendit pranë kufirit me Venezuelën, me destinacion Ocaña.

Sipas autoriteteve, kontakti me kontrollin e trafikut ajror u ndërpre rreth 10 minuta para se avioni të mbërrinte në destinacion.

Satena bëri të ditur se avioni, që po kryente fluturimin NSE 8849, u ngrit rreth orës 11:42 (ora lokale), me orë të parashikuar mbërritjeje 12:05, ndërsa kontakti i fundit me kullën e kontrollit u regjistrua në orën 11:54.

Autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin e avionit dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Panorama