Superylli i Kosovës, Edon Zhegrova e ka kompletuar sot transferimin e shumëpritur te Juventusi.
26-vjeçari ka thënë fjalët e tij të para si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, ku ka shprehur krenarinë për transferimin te Juventusi.
“Sinqerisht, është si një ëndërr për mua, është një moment i jashtezakonshëm për mua e familjen time dhe jam shumë krenar dhe i nderuar ta vesh këtë fanellë. Do ta vesh këtë fanellë me krenari dhe do të jap më të mirën time për skuadrën”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.
Zhegrova ka nënshkruar kontratë deri më 2030 me klubin italian, me sulmuesin që do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.
Zhegrova u transferuar në Serie A nga Lille, ku luajti për tri vite e gjysmë./
Të tjera
Arrin në mbi 800 numri i të vd*ekurve nga tër*meti në Afganistan
Zhegrova merr 11-shin te “Zonja e Vjetër”
Su*lmi në Banjskë, Plenkoviq kritikon BE-në që e kaloi sikur “nuk ndodhi asgjë”