Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i Lilles, Edon Zhegrova mund të ndërrojë destinacion këtë verë.
Sipas mediave italiane, ylli kosovar mund të transferohet në Itali te skuadra e Romës.
Siç raporton ‘Corriere della Sera’, një nga alternativat për të zëvendësuar Dybala-n është sulmuesi kosovar Edon Zhegrova i Lillës.
“Zhegrova është gati nëse Dybala zgjedh Arabinë”, shkruan ‘Corriere della Sera’.
Ndryshe, Zhegrova prej kohësh është cak i edhe disa skuadrave tjera evropiane përfshirë edhe dy gjigantët italian, AC Milan dhe Juventus.



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen