Përgatitjet e fundit taktike për trajnerin Igor Tudor. Sfidës kundër Atalantës po i afrohet ora dhe Juventus dëshiron të kthehet menjëherë te fitorja pas barazimit ndaj Veronës, që e ngadalësoi marshin dhe e lejoi Napolin të ngjitej në krye me +2 pikë ndaj bardhezinjve.
Dilema formacioni për trajnerin kroat në këto orë të fundit para përballjes me zikaltërit.
Siç raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, ndër opsionet që po shqyrtohen është edhe aktivizimi nga minuta e parë i Edon Zhegrovës.
Futbollisti kosovar deri tani ka luajtur vetëm shtatë minuta në Veronë dhe mund të luajë në dyshe me Jonathan David, duke riformuar binomin e Ligue 1 me fanellën e Lille.
Pikërisht dje foli për gjendjen e tij fizike edhe përgatitësi personal, Ardian Sallahu:
“Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë pa asnjë problem. Ne kemi punuar posaçërisht mbi kërkesat e rolit të tij në fushë përmes seancave teknike me topin dhe lëvizjeve me intensitet të lartë.”



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës