Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim elektoral edhe në Vushtrri. Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, premtoi zhvillim urban për qytetin dhe ruajtje e konservim të trashëgimisë kulturore. E kandidati për kryetar nga ky subjekt politik, Sylejman Meholli, premtoi se më të, në krye të Vushtrrisë, do të ndërtohet ngrohtorja e do të rinovohet stadiumi.
Në tubimin elektoral në Vushtrri, kryetari I lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se qeverisja e kandidatit për kryetar, Sylejman Meholli, e ka në fokus qytetarin. Prandaj, tha se me qeverisjen e Vushtrrisë nga partia që drejton, ekonomia e kësaj komune, dukshëm do të përmirësohet.
E kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Sylejman Meholli, mes tjerash, premtoi ndërtimin e ngrohtores dhe rinovimin e stadiumit.
Në këtë tubim elektoral, u premtua se në fshatra do të funksionalizohet sistemi I ujit të pijshëm he trafiku urban ndërsa fermerët do të subvencionohet me 10 cent shtesë për litër në qumësht.



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës