Legjenda e Real Madridit dhe e Francës, Zinedine Zidane, raportohet se sheh vetëm një klub evropian në të njëjtin nivel me Los Blancos – dhe nuk është Barcelona.
Zidane, 53 vjeç, ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Real Madridit. Si lojtar, ai shkëlqeu në mesfushë, duke ndihmuar klubin të fitonte gjashtë trofe mes 2001 dhe 2006: një Champions League, një Intercontinental Cup, një UEFA Super Cup, një titull La Liga dhe dy Superkupat e Spanjës.
Në arenën ndërkombëtare, Zidane ishte pjesë e Francës që fitoi Botërorin 1998, ku shënoi dy gola ndaj Brazilit në finale, si dhe Euro 2000, duke triumfuar kundër Italisë.
Pas tërheqjes nga futbolli në 2006, “Zizou” nisi karrierën e trajnerit, fillimisht me ekipin e të rinjve të Real Madridit, për të kaluar më pas te ekipi i parë në vitin 2016 deri në 2018.
Ai u rikthye në stol në 2019 dhe iku përsëri në 2021.
Në total, gjatë dy mandateve të tij si trajner i Real Madrid, Zidane ka fituar 11 trofe: dy tituj La Liga, tre Champions League, dy UEFA Super Cups dhe dy FIFA Club World Cups.
Edhe pse ai konsiderohet për stolin e Francës pas Botërorit 2026, një mik i afërt ka zbuluar se Zidane e sheh vetëm Bayern Munchenin në të njëjtin nivel me Real Madridin, dhe jo Barcelonën, Liverpoolin apo Manchester Unitedin.
“Zidane sheh Bayern si Real Madrid: një institucion, një klub me histori të madhe dhe kushte të shkëlqyera pune,” tha burimi, raporton “Sport Bible”.
“Të dy klubet kanë shumë ngjashmëri në mënyrën se si funksionojnë. Ai nuk ka hedhur kurrë poshtë këtë ide. ‘Zizou’ punon si një gjerman: orientuar nga objektivat, i strukturuar dhe shumë i detajuar. Në këtë sens, ai do të përshtatej shumë mirë. Por nëse drejtuesit e Mynihut duan ta marrin, duhet t’i japin atij pushtet sportiv dhe të respektojnë dëshirat e tij”.
Megjithatë, duket e pamundur që Zidane të marrë drejtimin e Bayern së shpejti, pasi aktualisht trajneri Vincent Kompany ka ndihmuar klubin të fitojë Bundesligën 2024/25, dhe skuadra bavareze kryeson tabelën gjermane me gjashtë pikë diferencë pas shtatë ndeshjesh të sezonit 2025/26.
Të tjera
Kelmendi paralajmëron: Kushtetuesja mund të përballet me presione të mëdha politike
Rusia dhe SHBA-ja zhvillojnë bisedime “konstruktive” përpara samitit Putin-Trump në Budapest
Belgjika s’tregon se a do burgje në Kosovë, Qeveria Kurti thotë se s’ka nisur ndonjë ‘pazar’ me ta, e as s’ka kompetenca