Zakonisht, kur një lojtar nënshkruan për Real Madridin, me shumë mundësi ata janë në mesin e më të mirëve në botë.
Për Zinedine Zidane, sidoqoftë, një lojtar të cilin ai i kërkoi klubit që ta transferojë në të kaluarën nuk ishte një lojtar i profilit të tillë.
Që nga koha e ‘Galaktikëve’ deri tek yjet e kohës moderne, do të jetë e vështirë të gjeni një lojtar në historinë e ‘Los Blancos’ i cili nuk u transferua për një shumë të majme parash, ose nuk ka pagë të madhe.
Blerja e tyre e fundit, Kylian Mbappe, për shembull, erdhi si lojtar i lirë, por paga e tij në vit mund të shkojë deri në 60 milionë euro.
Ndonjëherë, pavarësisht çmimit, një blerje është e nevojshme. Për Zidane, u prezantua një mundësi e tillë sa që ai mendoi se Real Madridi duhet ta shfrytëzonte, por klubi e injoroi këshillën e tij.

Sipas një raportimi nga DefensaCentral, është sugjeruar se Youri Tielemans ishte në listën e dëshirave të Zidanes para se të nënshkruante për Aston Villan.
Mesfushori belg ishte në dispozicion si lojtar i lirë në treg, pas rënies në Championship të Leicester Cityt në sezonin 2022/2023.
Ish-trajneri i Real Madridit e pa atë si një përforcim të duhur për skuadrën, por Florentino Perez e refuzoi këtë mundësi.
Sidoqoftë, ai ka shkëlqyer në ‘Villa Park’ nën urdhrat e Unai Emery dhe ka kontribuar në katër gola deri tani këtë sezon.



Të tjera
Gjërat që tregojnë që lidhja juaj do të zgjasë
Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet
Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit