Një zjarr ka rënë të martën në Muzinë, bashkia Finiq. Mësohet se vatra e zjarrit është në kufi me Dropullin. Nga zjarri janë djegur pemë të ndryshme frutore përfshirë edhe qershi.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Gjirokastrës. Njëherazi është edhe një helikopter që është në grupin e shuarjes së zjarrit.
Për vetë terrenin e vështirë zjarrfikësit operojnë me mjete të përdorimit me dorë. Edhe pse temperatura të larta përsëri në vendin ku ka rënë zjarri ka edhe erë gjë që pengon në shuarjen e zjarrit.



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin