Zjarret masive që kanë përfshirë disa zona malore në Kosovë ditëve të fundit po vazhdojnë të jenë një sfidë për zjarrfikësit dhe autoritetet lokale.
Komuna e Kamenicës ka njoftuar se aktualisht vatra aktive zjarri po zhvillohen në territorin e Komunës së Artanës, konkretisht në zonën Gugulloc-Bushincë.
“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm. Disa vatra nuk mund të arrihen, ndaj ka nevojë për shtim të kapaciteteve dhe ndihmë me ekipe të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se, pavarësisht përhapjes së flakëve, banorët e zonës nuk janë të rrezikuar.
Po ashtu, komuna ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë ndezjen e zjarreve dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë.
Për momentin, ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe shuar plotësisht flakët.



Të tjera
Pesë ushqime që nxisin një tretje të shëndetshme
Me partinë Guxo do të vazhdojmë bashkëqeverisjen dhe të shtojmë punët e mbara e të drejta për shtetin dhe qytetarët
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit