Në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, zjarri që kishte shpërthyer në zonën pyjore ditën e djeshme dhe që u vu nën kontroll pas orësh të tëra ndërhyrjeje, është rindezur sërish pasditen e sotme.
Pamjet nga terreni dhe tymi që ngrihet nga pylli tregojnë se flakët janë përhapur përsëri, duke alarmuar autoritetet lokale dhe banorët përreth. Ekipet e zjarrfikësve janë rikthyer në zonë, duke punuar me intensitet për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin në ditët e fundit po konsiderohen si një faktor rreziku i shtuar.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se po e ndjekin situatën nga afër./rtk



Të tjera
Zakonet që duhet t’i shtoni në rutinën tuaj për të qëndruar në formë
Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin, duhet maturi
Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, solidariteti dhe dinjiteti njerëzor