Zj@rr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Zj@rr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Bytyqi deklaroi se zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi. Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai për Klankosova.tv

Ai theksoi se bazuar në deklaratën e viktimës,  dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar.

“Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, theksoi zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit.