Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një takim të përbashkët me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për çështjet aktuale, përmbylljen e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, formimin e institucioneve të reja, si dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Kurti theksoi përkushtimin e qeverisë ndaj sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, progresit demokratik, paqes e sigurisë, si dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.



Të tjera
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës
Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte
Rrushi i thatë është i shëndetshëm, por nuk rekomandohet për të gjithë