Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, pas deklaratës së saj se, Albin Kurtit nuk ia voton buxhetin, edhe nëse nuk e merr as edhe një votë.
“Albin Kurtit nuk ia votoj buxhetin, edhe nëse nuk e marr as edhe një votë”, deklaruar Bajrami mbrëmë në një intervistë,
“Po mirë, këtë inatin kundër Albin Kurtit edhe mund ta kuptoj deri diku. Por çfarë inati kanë LDK-ja me buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 që po refuzojnë me votu edhe tash që është konstituuar Kuvendi?”, ka shkruar ministri në detyrë Murati reagimin e tij.
Murati, se ndonëse mund ta kuptojë “inatin” e Bajramit ndaj kryeministrit Kurti, nuk arrin ta kuptojë pse LDK-ja po kundërshton edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
“Qytetarët dhe operatorët ekonomikë duhet ta dinë se Kuvendi i Kosovës tash ka mundësi ta miratojë buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 dhe të paguhen të gjitha faturat e grumbulluara, mirëpo LDK dhe PDK kanë refuzuar ta trajtojnë këtë çështje”, theksoi Murati.
Ai gjithashtu akuzoi Bajramin për dezinformim, duke thënë se Qeveria e kishte përcjellë buxhetin e Komunës së Prishtinës në Kuvend gjatë legjislaturës së kaluar, dhe si dëshmi publikoi shkresën përkatëse.
“Përndryshe, zonja Bajrami dezinformoi kur tha se Qeveria nuk e ka përcjellë buxhetin e Komunës së Prishtinës në Kuvend, përgjatë legjislaturës së kaluar. Më poshtë e keni shkresën me të cilën Qeveria i përcjellë Kuvendit të Kosovës buxhetin e Komunës së Prishtinës.
Qytetarët dhe operatorët ekonomikë duhet ta dinë se Kuvendi i Kosovës tash ka mundësi ta miratojë buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 dhe të paguhen të gjitha faturat e grumbulluara, mirëpo LDK dhe PDK kanë refuzuar ta trajtojnë këtë çështje në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit”, shtoi ai.



Të tjera
Gjërat që një mashkull sheh tek një femër, në takimin e parë
Mungesa e ujit nxit shtimin në peshë
Me Halil Thaçin kryetar, në Obiliq do të ketë punësim të rinisë