Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se ka siguruar mbështetje teknike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zhvillimin e një mekanizmi të avancuar mbështetës për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).
“Kjo mbështetje vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të ZRRE-së për të përmirësuar kuadrin rregullativ dhe për të nxitur investimet në teknologji të gjelbra dhe të qëndrueshme në sektorin energjetik. Bashkëpunimi i ngushtë me BERZH-in përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së transparencës në proceset rregullative:, thuhet në njoftimi e kësaj zyreje.
Sipas ZRRE-së ky mekanizëm do të luajë rol kyç në krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e tregut të energjisë nga burime të ripërtëritshme, në përputhje me objektivat strategjike të vendit dhe standardet evropiane.
“Institucioni mbetet i përkushtuar që përmes këtij bashkëpunimi dhe përfshirjes aktive të të gjitha palëve të interesit, të sigurojë një qasje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në zhvillimin e sektorit të energjisë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve
Alergjitë e vjeshtës dhe astma, si mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe çfarë të bëni
Frika nga Covid-19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri