Presidentja e Kosovës në Zvicër, në drekën shtetërore i pranishëm edhe Xherdan Shaqiri

Këshilli Federal i Zvicrës ka pritur Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin me të gjitha nderimet.
Gazeta Zvicerane Blick.ch raporton se edhe ylli i futbollit Xherdan Shaqiri është i pranishëm në darkën shtetërore.
“Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta për arsye historike”, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”.
Kujtojmë se Presidentja e Konfederatës, Keller-Sutter (majtas), dhe bashkëshorti i saj Morten Keller, e përshëndetën me ngrohtësi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.
Në Zvicër jetojnë mbi 200,000 persona me prejardhje nga Kosova – që përbën më shumë se një të dhjetën e popullsisë së këtij shteti të ri.
Deri më sot, shumë shtetas të Kosovës janë natyralizuar në Zvicër: Vetëm në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare, 2,255 persona nga Kosova morën pasaportën zvicerane.
Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Kosovës janë të ngushta dhe janë zhvilluar ndër vite. Këto shtatë momente tregojnë se sa të thella janë ato.
Presidentja Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës.
Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që Presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.
Në takim me Presidenten Osmani janë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Qemajl Aliu, kryetari i Komunës së Shtimes.
Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.
Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media të dy lidereve, ku pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe roli i diasporës kosovare në Zvicër.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.
Presidentja Osmani sot fillon vizitën shtetërore në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të nis sot vizitën e saj shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter. Kjo vizitë shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një kreu i shtetit të Kosovës realizon një vizitë shtetërore në këtë shtet.
Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga Presidentja Keller-Sutter në sheshin qendror Bundesplatz në Bernë.
Sipas agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me Presidenten zvicerane dhe me anëtarët e Këshillit Federal, si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Pas këtyre takimeve, dy presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
“Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Vizita do të vazhdojë edhe gjatë ditës së dytë, ku Presidentja Osmani dhe homologja e saj zvicerane do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universitetit Saint Gallen.
Në fund të vizitës, Osmani do të qëndrojë në Gjenevë, ku do të takohet me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut