Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj su*lmohen me vezë

Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj su*lmohen me vezë

Është sulmuar gjatë ditës së sotme me vezë nga disa persona zyra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj e gjithashtu edhe eskorta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në një video që e ka siguruar RTKlive shihen disa persona teksa hedhin vezë në drejtim të zyrave të Lëvizjes në këtë komunë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

“Po, sot janë sulmuar me vezë edhe zyrat e LV-së në Skenderaj edhe eskorta e Kryeministrit”, ka thënë Manxhuka për RTKlive.

RTKlive ka pyetur në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës rreth rastit, por ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Gjatë ditës kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë, Arbërie Nagavci ishin në Skenderaj ku përuruan çerdhen e re në këtë komunë.