Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 38 raste të reja gjatë periudhës 12–19 dhjetor 2025, në nivel të Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, shumica e rasteve kanë të bëjnë me dhunë në familje, gjithsej 31 raste. Po ashtu, është trajtuar nga një rast i trafikimit, dhunimit, sulmit seksual, vrasjes në tentativë dhe vrasjes, si dhe një rast i bashkëjetesës nën moshën 16 vjeç.
Gjatë kësaj periudhe, Zyra ka parashtruar 6 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente dhe një kërkesë për vazhdimin e urdhrit mbrojtës. Janë aprovuar 13 aktvendime, ndërsa dy janë ndërprerë. Mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 87 seanca gjyqësore dhe 14 seanca në prokurori, duke ofruar gjithashtu 41 këshilla juridike.
Në kuadër të vendimeve gjyqësore, janë regjistruar 18 aktgjykime dënuese, një lirues dhe dy refuzues. Po ashtu, është bërë një referim i rastit në ANJF, gjashtë referime në Qendrat për Punë Sociale, si dhe përfaqësime të rasteve në polici, strehimore dhe QPS. Zyra ka përpiluar edhe dy parashtresa dhe një kërkesë për kompensim nga Fondi për Viktima.



Të tjera
Dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke
Xhamadan i këngës dhe shpirtit
Benefitet nëse lani fytyrën me uthull molle