28 dhjetori – dita kur do të mbahen zgjedhjet

Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ka njoftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo tha se kjo datë është më e favorshme edhe për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
“Për shkak se sot kam shpërndarë Kuvendit, automatikisht data 11 janar është përjashtuar si mundësi pasia është jashtë afateve kushtetuese që do të më lejonin ta shfrytëzoja.
Sa i përket datës 4 janar jam njofutar që nëse zgjedhjet mbahen në janar sipas ligjit pasi s’kemi buxhet të miratuar atëherë KQZ-së do t’i lejohet një të dymbëdhjetën, pra vetëm 1 milionë euro”, tha ajo, raporton KosovaPress.
Osmani shpallë zgjedhjet, do të mbahen më 28 dhjetor

Ato do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Presidenca konfirmon shpërndarjen e Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpërndarë të enjten Kuvendin e Kosovës.
Lajmin për këtë e dha lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. E më pas, një komunikatë për media e lëshoi edhe Presidenca.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
I mandatuari nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dështoi të mërkurën të formojë qeverinë e re në Kuvend, ani pse e kishte bindur presidenten Vjosa Osmani se do t’i siguronte numrat për ekzekutivin e ri.
“LVV me kandidatin Konjufca, me të cilin sapo përfundova takimin, kanë besim të plotë që mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo iu takon atyre. Ju takon atyre që t’i bëjnë votat. Mua më takon që të bindem se kanë gjasa, dhe mua më kanë bindur që kanë gjasa”, kishte thënë ajo pasi u pyet nga KosovaPress në konferencë për media më 4 nëntor.
Por, në seancën e së enjtes, Konjufca mori vetëm 56 vota të deputetëve nga 61 të nevojshme për të formuar qeverinë e re.
“Me 56 vota për, 53 vota kundër si dhe katër abstenime, Kuvendi nuk zgjodhi qeverinë e Kosovës”, tha kryeparlamentari Basha.
LVV-ja edhe më 26 tetor ka dështuar të formojë qeverinë e re me mandatar për kryeministër liderin e partisë, Albin Kurti.
“Kjo tregon paaftësi” – Limaj e quan fatkeqësi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Lajm të keq e ka quajtur shpërndarjen e Kuvendit, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai tha se “kjo tregon paaftësi dhe panjohuri sesi ndërtohet shteti”.
Limaj pas takimit me presidenten Osmani tha se tani është koha për një lidership ndryshe.
“Koha është që të ketë një alternative ndryshe që të jep shpresë për ndryshime”, tha ai.
Peci preferon 28 dhjetorin për datë të zgjedhjeve parlametare

Kryetari i Guxo, Faton Peci, ka thënë se preferojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 28 dhjetor.
Ai pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani, tha se e para e vendit insistoi të mbahet edhe një seancë për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtarë dhe zgjatjen buxhetorë.
Por që nuk u gjet pajtueshmëri.
Meqë s’kishte kompromis, Peci tha se presidentja të vetmen zgjidhje e ka shpërndarjen e Kuvendit për t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja.
Haradinaj: Propozuam që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalur në konferencë për media, pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Në takim ishin prezent edhe liderët e partive të tjera politike.
Haradinaj u shpreh se u nënshkrua dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Nga ky takim fillon edhe koha për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në bazë të ligjit për zgjedhje data më se afërmi është 30 ditë e më së largu 40 ditë nga sot” u shpreh Haradinaj.
Kreu i AAK-së pohoi se u propozua që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori.
“Duke qenë se i është humbur shumë kohë Kosovës dhe ka akumulime të temave buxhetore kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori – mendoj se në këtë mënyrë do të fitojmë një javë kohë vazhdimeve buxhetore pasi buxheti mund të funksionoj në janar dhe shkurt me 1/12 dhe qeveria në detyrë mund të përmbush disa obligime buxhetore si ndaj RTK-së dhe të tjera”, tha Haradinaj.
PDK kërkon që zgjedhjet të mbahen më 21 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se preferojnë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 21 dhjetor.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani u shpreh kundër që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.
“Unë do të garoj me një ekip dhe listë të mirë. Jemi të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme”, tha ai.
Hamza ripërsëriti qëndrimin e tij se ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.
Presidentja Osmani nënshkruan shpërndarjen e Kuvendit, Kosovën e presin zgjedhje të reja në dhjetor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi partitë politike nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve të reja që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Procesi i mandatarëve nuk solli rezultat. Fillimisht, Osmani i dha mandatin Albin Kurtit si kryetar i subjektit fitues, por kandidatura e tij mori vetëm 56 vota, duke mos arritur shumicën e nevojshme parlamentare. Në përpjekjen e dytë, Presidentja e mandatoi Glauk Konjufcën, i cili po ashtu nuk arriti të sigurojë më shumë vota sesa Kurti – sërish vetëm 56.
Pas dështimit të dy kandidatëve dhe mungesës së vullnetit politik për të krijuar shumicë, Presidentja Osmani thirri sot një takim me liderët e partive politike për të diskutuar rrugën e mëtejme, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja nacionale.
Me dekretin tashmë të nënshkruar, vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen gjatë muajit dhjetor.
Opozita parapëlqen 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai Nisma-s, Fatmir Limaj janë shprehur se data e parapëlqyer për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare – do të ishte 21 dhjetori.
Këto deklarata i kanë bërë teksa po hynin në takim te presidentja, Vjosa Osmani.
Tashmë ka filluar edhe takimi i Presidentes me liderët e partive politike, e ku aty është edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por jo aq sa ta formojë Qeverinë e re.
Fillon takimi i presidentes Osmani me liderët

Ka filluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive politike.
Osmani pret sot përfaqësuesit e partive politike në takim
——
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar për sot partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare
Takimi është thirrur për në orën 10:30.
Në ftesën që u është dërguar partive thuhet:
“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.



Të tjera
Protesta kundër dërgesave të armëve drejt Izraelit
Pas 80 vjet hulumtimesh, shkencëtarët kanë zbuluar “sekretin” për jetë të lumtur
Ekspertët komentojnë: Çfarë fshihet pas zgjedhjes së Hamzës dhe roli i Lushtakut në PDK